Më 21 qershor do të mbahen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitetet publike. Data është caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

Njëri prej kandidatëve për Rektor të UNISHK, Tonin Gjuraj në daljen e tij publike prezantoi një vizion të përgjithshëm sa i përket drejtimit të universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Ndërkohë kandidati Gjuraj përmes mediave përcolli mesazhin e bashkëpunimit duke ftuar edhe kandidatët e tjerë në garë për drejtimin e këtij universiteti.

Tonin Gjuraj është një nga emrat e njohur në vend me kontribut të spikatur në fushën akademike dhe atë diplomatike brenda dhe jashtë vendit. Veç tij në garë për Rektor janë edhe Rajmonda Këçira dhe Nertila Haxhia Ljarja.