Me sytë e shpirtit ajo ndjen muzikën që krijojnë tingujt e melodive më të njohura botërore. Irem Krasniqi është 16-vjeçe dhe vjen nga Prizreni. Ishte shumë e vogël kur nisi të kuptonte se piano ishte krejt bota e saj.
Këmbëngulja dhe energjia për t’i marrë jetës më të mirën e saj do të fitonte mbi një moment të vështirë siç ishte humbja e plotë e shikimit.
Iremi është aq e lumtur kur flet për instrumentin e saj të zemrës. Ajo ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj duke u vlerësuar me çmime të para në disa prej tyre.
