Muzika bashkon kohën dhe hapësirën. Ndjesia që përcjellin tingujt e saj mbetet gjithmonë unike. Të papërshkrueshëm me fjalë e konsideron edhe Esmeralda, vajza nga Elbasani lidhjen e saj me violinën, të cilën e ka nisur në moshë të vogël dhe sot studion për këtë instrument muzikor në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Violina dhe dëshira për të shfaqur veten me punën e bërë e solli atë në konkursin “Pjetër Gaci” në Shkodër.
Esmeralda e ka projektuar të ardhmen e saj me violinën, së cilës nuk dëshiron t’i ndahet asnjëherë.
