Ka nisur në teatrin “Migjeni” edicioni i 23-të i konkursit ndërkombëtar për të rinjtë në fushën e muzikës klasike “Pjetër Gaci”. Në dallim nga vitet e tjera, në këtë edicion ka një pjesëmarrje më të madhe të konkurentëve që garojnë në disiplinën e violinës dhe më pak në atë të pianos.

Konkurentët nuk janë vetëm nga Shqipëria por edhe nga shtete të tjera.

“Ky konkurs është një mundësi e mirë për promovimin e talenteve të reja”, shprehet Kristi Ndoja, një ish-pjesëmarrëse e këtij kompeticioni.

Konkursi për interpretuesit e rinj “Pjetër Gaci” do të zhvillohet në disa specialitete si: piano, harqe, kanto, fizarmonikë, kitarë, instrumentet e drunjta dhe në ato të tunxhit.