“Mirënjohje e Martirëve të Lirisë”, me këtë çertifikatë u nderua sot në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës, Arqipeshkëvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra nga Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Ky nderim iu dha për kontributet e shquara, në mbrojtje të kujtesës kombëtare të kombit në nderim të martirëve që dhanë jetën për liri.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe ish përfaqësues lokal. Ceremonia e kësaj dite u mbyll me një lutje ndërfetare kushtuar viktimave të diktaturës komuniste në vendin tonë.