Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, aktiviteti që çeli serinë e tyre për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve ishte “Magjia e fotografisë”. Punëtoria e krijuar me grupmoshat e vogla kishte për qëllim edukimin me fotografinë dhe njohjen me teknikat e ndryshme të manipulimit të tyre.

Kjo formë e organizimit nxit krijimtarinë dhe kënaqësinë tek fëmijët që kanë mundësinë e njohjes me arkivin e muzeut.

Veprimtaritë e organizuara në muzeun “Marubi” do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës deri në mbrëmje vonë.