Në Muzeun Historik të Shkodrës, fundjava erdhi plot art, traditë dhe histori. Kryefjala e saj ishte xhubleta “pasaporta” e trashëgimisë sonë kulturore. Arti i dijebërjes së saj u prezantua për të pranishmit në këtë pasdite kushtuar veshjes së lashtë, mbrojtur nga UNESCO.

Punimi në filigran është gjithashtu një prej traditave të vjetra të Shkodrës. “Xhubleta përfaqëson identitetin tonë kulturor”, shprehet Parmeza, drejtuesi i muzeut.

Aktiviteti në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve u mbyll me koncertin e artistëve të rinj të qytetit, nxënës të shkollës artistike “Prenkë Jakova” me disa nga këngët më të bukura shkodrane.