Ajo është një nxënëse e klasës së katërt të shkollës “Xheladin Fishta”. E quajnë Enia, akoma nuk i ka mbushur 10 vjeçe por ka një pasion të veçantë për pikturën, për të cilën ndjek një kurs prej tre vitesh. “Një talent që premton” është ekspozita e parë e saj. Ajo i prezantoi bashkëmoshatarëve të saj disa nga punimet e veta.

Erëmirë Jahja është mësuesja e saj e pikturës. Ajo flet mbi cilësitë që karakterizojnë punimet e Enias. Ajo është nxënësja që i mbush me krenari edhe drejtuesit e shkollës ku mëson.

Enia Okaj ndonëse ende në moshë të vogël është e bindur se edhe në të ardhmen, pikturën nuk do ta braktisë asnjëherë.