Shkodra e humorit dhe këngës i kushtoi një natë spektakli bejtës, karakteristikë dhe traditë e vjetër e qytetit. Ajo shënoi 260-vjetorin e saj ndërsa prej 20 vitesh ekziston edhe grupi me të njëjtin emër “Bejta Shkodrane”.

Humori i hollë, batutat e krijuara nga vargjet e çastit u shoqëruan me këngët shkodrane duke i dhuruar publikut një natë magjike në teatrin “Migjeni”. Tradita e bejtës duket se po ruhet e trashëgohet mjaft mirë edhe në brezat e rinj.

“Bejta Shkodrane Show” organizohet për herë të parë në skenën e teatrit “Migjeni”. Gjatë minutave të tij u kujtuan edhe disa nga bejtexhinjtë më të njohur të qytetit ndër vite.