UEFA ka njoftuar një ditë më parë këngën zyrtare të Europianit të kësaj vere në Gjermani. Këngët zyrtare kanë qenë prej kohësh pjesë e historisë së kompeticionit më të rëndësishëm kontinental të futbollit dhe viti 2024 nuk do të jetë ndryshe.
Producenti italian Meduza, Rajan Teder i grupit “One Republic” dhe gjermania Leoni kanë bashkëpunuar për të prodhuar himnin e “Euro 2024”.
Kënga titullohet “Fire” (Zjarr) dhe vargjet e saj do të përfshijnë të gjithë skuadrat, lojtarët, tifozët, në një festë të madhe sportive, që mbi të gjitha duhet të bashkojë njerëzit në një muaj të tërë gëzimi me objektivin për të vënë duart te trofeu i lakmuar.
