Në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” të Famullisë “Zoja e Shkodrës”, Shoqata Atdhetare “Dukagjini” festoi 21-vjetorin e krijimit të saj. Ndër vite ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe resurseve natyrore të kësaj treve të pasur të vendit.
Një aktivitet i pasur kulturor dhe artistik shoqëroi këtë organizim të kësaj dite si dhe u nderuan me vlerësime dhe çertifikata “Mirënjohje” disa nga nxënësit dhe gjimnazistët më të dalluar së bashku me mësuesit e përkushtuar me origjinë nga kjo krahinë.
