Sa herë zhvillohet në Shkodër panairi i punimeve artizanale dhe zejeve, ai sjell gjithnjë risi në artikujt dhe produktet që ekspozohen në të. Iris Nikaj është studente në degën “Grafikë Dizajn” të UNISHK. Ajo ka një pasion të veçantë për punimin e çantave të thesit, trashëguar nga e ëma e saj.

Punimi i çantave kërkon kohën e vet por Irisi thotë se këtë gjë e bën me dëshirë të madhe. Pjesëmarrja në panair mbetet përherë një mundësi e mirë por ka ende gjëra për të përmirësuar.

Artizanati mbetet një prej traditave më të vyera të Shkodrës. Trashëgimi i tij në brezat e rinj është një nga vlerat që ruhet ende.