Njihet si Mozaiku i Antikitetit ose përndryshe Mozaiku i Bahçallekut. Ai është një zbulim i hershëm, i gjetur gjatë gërmimeve të 1978 – 1979, në bregun e djathtë të lumit Drin. Mozaiku doli si pjesë e një godine me karakter shoqëror, i pari i këtij lloji që zbulohet në qytetin e Shkodrës dhe në veri të vendit. Ai ndodhet i ekspozuar në Muzeun e Kështjellës.
“Mozaikë si ky janë shumë të rrallë”, shprehet përgjegjësi Ndriçim Mlika.
Mozaiku aktualisht ka 24 fragmente, por të ekspozuara janë vetëm 8 prej tyre në Muzeun e Kështjellës. Ky i fundit përbën një interes të madh për ata që vizitojnë kalanë “Rozafa”.
