Festa tradicionale e luleve i dha qytetit ngjyra dhe gjallëri duke e zbukuruar edhe më shumë atë. 6 Maji i këtij viti erdhi nën slloganin “Lule je, lule frymon” dhe aktivitetet e kësaj dite nisën me ekspozitën e luleve në hollin e Bashkisë Shkodër nga artistja e penelit Greta Tahiraga.
Fëmijët me performancat e tyre artistike ishin “qershia mbi tortë” e kësaj dite festive. Panairi i luleve dhe artizanatit zbukuroi mjedisin përreth.
Bashkia, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, të nënës me tre fëmijët e saj që dyshohet të jenë hedhur nga Ura e Bunës, vendosi të anullojë koncertin festiv në sheshin në qendër të qytetit.
