Majmun, pata, rosa, keca, gjarpërinj qen etj që hiqen nga habitati i tyre dhe përdoren në emisione argëtuese, reklama, evente publike pa u shqetesuar aspak për stresin e jashtëzakonshëm qe u shkaktojme ketyre kafsheve.
Kafshët janë krijesa qe ndjejne dhimbje, frikë dhe ankth. Ndaj ato duhen mbrojtur nga përdorimi dhe instrumentalizimi i panevojshëm.
Ky është një standardi minimal ndërkombëtar që dhe ligji ynë për shërbimin veterinar e pasqyron kur në nenin 76 të tij ndalon jo vetëm veprime që sjellin dëmtime fizike të kafshëve, por dhe shkaktimin e frikës, dhimbjes, vuajtjes, shqetësimit ose ankthit.
Por ne jemi dëshmitarë se si ky ligj nuk zbatohet aspak në Shqiperi. Lokale qe mbajnë majmun, arinj, shpend të ndryshëm në kushtet të mjerueshme si atraksion. Evente publike ku kemi parë tufa me pata/rosa, qengja dhi apo kafshë të tjera, te cilat i heqin nga mjedisi i tyre dhe ua eskpozojne turmave te njerezve e femijeve qe bërtasin dhe zihen kush ti preke i pari.
Eshte e dhimbshme të përjetosh tmerrin ne syte e tyre.
Trendi fundit është perdorimi kafsheve në reality show, si Big Brother ku kemi pare majmun, kafshë ferme, këlyshë qeni, gjarpirnj etj te përdoren për qëllime reklamimi apo argëtimi, pa menduar fare për ankthin dhe frikën e panevojshme që u shkaktojmë këtyre kafshëve, duke i larguar nga ambjenti i tyre dhe duke i eskpozuar para njerëzve që nuk dinë te sillen me to.
Ka dhe një diskutim etik këtu që nuk konsiderohet:industria mizore e biznesit që lulëzon mbi shfrytëzimin e këtyre kafshëve egzotike. Por ky eshte nje diskutim tjeter.
Miliarda kafshë çdo vit robërohen, mbahen në zinxhirë për të ofruar shfaqje, gjymtohen, vriten për ushqim, coptohen të gjallë në emër të shkencës, rripen të gjalla në mënyrë që njerëzit të mund të sfilojnë me lëkurat e tyre.
Perse duhet ti bejme te vuajmë e ti stresojme pa asnje qellim?
Media ka nje mision te rendesishem per edukimin e shoqerise dhe ky postim eshte nje thirrje e sinqerte per te gjithe qe te hulumtojne me shume sa i perket ketyre aspekteve te mireqenies se kafsheve perpara se transmetojne te tilla pamje.
Faqja në Facebook: “Animal Rescue Albania”
