Teatri “Migjeni” ishte stacioni i radhës i Stand up komedi bar të dy protagonistëve Gent Hazizi dhe Besnik Mustafaj. I pari solli “Krejzi Brother” ndërsa i dyti “Më fal o Atë se nuk di ç’them”.

Një monolog i vazhdueshëm por që hera herës ndërvepron me publikun nga ana e dy aktorëve që duket se ndezin një “protestë” artistike ndaj fenomeneve negative që hasen në përditshmërinë e shoqërisë sonë, u soll e realizuar përmes humorit të hollë.

Stand up komedi bar do të shfaqet edhe në mbrëmjen e së shtunës në teatrin “Migjeni”. Më pas ajo do të vijojë rrugëtimin edhe në qytete të tjera të vendit.