Në Bibliotekën “Marin Barleti” u zhvillua një orë e hapur dedikuar librit për fëmijë dhe diskutimit rreth tyre. Qëllimi është nxitja e të lexuarit tek moshat e vogla në një kohë kur teknologjia dhe smartphone-t kanë zënë një pjesë të mirë të kohës së fëmijëve.

Për fëmijët pjesëmarrës libri mbetet “miku” i tyre më i mirë.

Librat e përzgjedhur u përkasin klasikëve për fëmijë. Fëmijët e ndërthurën këtë orë dedikuar librit edhe me lojëra stimuluese për mendjen.