Në 1996, një vit para se të ndërronte jetë, studiuesi, poeti, kritiku dhe përkthyesi Arshi Pipa do t’i dhuronte Bibliotekën e tij Muzeut Historik të Shkodrës, një akt sublim i një njeriu të ditur si ai.
Në Muzeun Historik ishte e pranishme edhe studiuesja shkodrane Ledri Kurti. “Vetëm nëse studiohet siç duhet, vepra e tij do të zërë vendin e merituar në letërsi”, shprehet ajo.
Arshi Pipa i përket njeriut shumëdimensional, prej të cilit ka se çfarë të trajtohet, sipas Përgjegjësit të Muzeut Historik të Shkodrës, Sokol Parmeza.
Shkrimet e Arshi Pipës janë të botuara në shqip dhe gjuhë të huaja si: anglisht, frëngjisht dhe italisht. Ato kategorizohen në: poezi, estetikë e filozofi dhe kritikë letrare.
