DRTK Shkodër i është bashkuar iniciativës së “Javës së Mozaikëve” Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore që mëson më shumë mbi historinë dhe kulturën e periudhës së antikitetit përmes njohjes së mozaikut si një art tradicional të kohës.
Një bashkëpunim mes DRTK Shkodër dhe Bashkisë Shkodër me pjesëmarrjen e të rinjve të shkollës 9-vjeçare Qendra “Maria Ndihmëtare” Shkoder rrugëtuan pas në kohë për të kuptuar proçesin dhe teknikat e përdorura në krijimin e mozaikut të antikitetit, i ekspozuar pjesërisht në Muzeun e Kështjellës, Kalaja Rozafa.












Pas njohjes me historinë e zbulimit të Mozaikut të Antikitetit, punëtoria nxiti të rinjtë të kuriozoheshin për periudhën e antikitetit duke identifikuar simbolet që shfaqen në mozaik, si ato reflektojnë kulturën dhe vlerat e kohës në kontekstin e trashëgimisë dhe si duhen dokumentuar si gjetje arkeologjike.
Faza e dytë e punëtorisë, ia la vendin krijimit të mozaikut të të rinjve duke u bazuar në inspirimin nga antikiteti, ndërsa krijuan fragmente shumëngjyrëshe përtej kohës dhe hapësirës.
