Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës organizuan takimin e përbashkët prezantues për librin më të ri “Për Sulejman Krasniqin…”.
Veprat e Krasniqit rezultojnë ndër më të lexuarat në Kosovë pas atyre për ish-diktatorin Hoxha. Tek romanet e Krasniqit gërshetohen historia dhe letërsia së bashku.
Kjo përmbledhje e Shyqyri Galicës është e para e një koleksioni shkrimesh që në vëllimet e ardhshme pritet të sjellë edhe për shkrimtarë dhe autorë të tjerë të njohur.
