Në Bibliotekën Shkencore të UNISHK u organizua nga Departamenti i Gjeografisë, konferenca studentore “Gjeografia për të gjithë”. Arsimimi, mjedisi, rreziqet natyrore ishin disa nga temat që u trajtuan në të së bashku me evidentimin e problematikave të lidhura me ndryshimet klimatike.
Rektorja Rajmonda Këçira tha se konferenca synon të ndikojë në mbrojtjen e mjedisit. Mbi rëndësinë e lidhjes mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar foli edhe drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija.
Gjatë konferencës, studentët e degës së Gjeografisë prezantuan punimet e tyre të lidhura me çështje dhe tematika të lidhura me mjedisin.
