Salla e koncerteve në shkollën artistike “Prenkë Jakova” u gjallërua nga performancat artistike të artistëve të rinj që i përkasin klasës së kantos. Organizimi i tij erdhi nën kujdesin e profesorëve të shkollës: Denisa Hardadhija dhe Lukë Mllugja.
Kjo shkollë konsiderohet gjithnjë si fidanishtja që lind dhe zhvillon talentet në muzikë ndaj aktivitete të tilla i shërbejnë këtij misioni. Për të rinjtë performues, ky koncert është një mundësi e mirë në rrugën drejt artit.
Koncerti recital “Tinguj pranveror” erdhi për të pranishmit me një repertor të pasur klasik muzikor duke krijuar atmosferë të veçantë.
