“Ora e Kosovës: Pavarësia dhe Shtetndërtimi”, një libër me 400 faqe i ish-Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu ku “rrëfehet” kronologjia e ngjarjeve që i paraprinë shpalljes së pavarësisë dhe ecurinë e mëvonshme, shoqëruar me fakte dhe dokumenta u prezantua në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me pjesëmarrjen e vetë autorit Sejdiu.
Takimi promovues u organizua nga Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Shkencave Shoqërore të UNISHK. Ish-Presidenti Sejdiu thotë se nuk i ka shprehur të gjitha duke ia lënë një kohe të dytë por më të rëndësishmet janë pjesë e librit.
Pyetjes në lidhje me vendimin më të vështirë që i është dashur të marrë si President i Kosovës, Sejdiu thotë se negociatat ishin një proçes i komplikuar dhe i mbarsur me thashetheme. Ky libër erdhi në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës si një kronologji për rrugën e shtetformimit, të kurorëzuar më 17 Shkurt 2008.
