23 Prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntorë të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
Këto janë disa nga shprehjet më të veçanta për librin:
- Shoku më besnik kur mbetem vetëm është libri, tek ai gjejë ngushëllimin kur të tjerët më tradhtojnë.
- Prindërit, që t’i edukojnë mirë fëmijët, duhet t’i rrethojnë me libra.
- Librat janë thesari i deponuar i botës dhe trashëgimia më me vlerë e gjeneratave dhe popujve.
- Koleksionimi i librave është në fakt koleksionim i lumturisë.
- Libri është dritare prej nga ne e shohim botën.
- Leximi pa meditim është thjesht sikur ngrënia e ushqimit pa marrë frymë (pandërprerë).
- Lexoje një libër të mirë tre herë sepse është më e dobishme për ty se të lexosh tre libra të mirë. Abbas Akkad
- Më i rrallë se libri i mirë është lexuesi i mirë.
- Kush shkruan, lexon dy herë.
- Gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat.
- Më thuaj çfarë lexon të të them se kush je.
- Krenaria e një tregtari është në mallin që posedon, krenaria e një dijetari në librat që posedon.
- Libri është shok që nuk të bën hipokrizi, nuk mërzitet duke qëndruar me ty, nuk të qorton nëse e anashkalon dhe nuk të përhap sekretet kurrë.
- Prapa çdo libri ka një ide e parapa çdo ideje ka një hap përpara.
- Në përfundim të leximit të një libri të mirë ndihemi sikur po i japim lamtumirën një shoku të çmuar.
- I urituri nuk ia di vlerën ushqimi pa mos u ngopur më parë. Kështu është puna edhe me lexuesin që lexon librin e parë që i ka rënë në dorë.
- Proverbat popullor janë libër enciklopedik në të cilin lexon me lehtësi moralin dhe kulturën e një populli.
- Të mbushësh raftet me libra është më e dobishme se të mbushësh portofolin me para.
- Edukatorët të thonë: “Lexoje librin që të bën dobi!”, ndërsa unë të them: përfito nga ajo që lexon!
- Dija është ndër shkaqet më të rëndësishme të lumturisë, andaj bëje librin, mjetin e dijes, shoqërues tëndin të përhershëm.
- Trupi nuk zhvillohet pa ushqim, po kështu as mendja pa lexim dhe meditim.
- Dashuria për leximin është mirësi e përshpejtuar për besimtarin në këtë botë.
- Nuk ka anije si libri që na bartë sa në një vend sa në tjetrin!
- Dashuria për leximin nënkupton shndërrimin e monotonisë në dëfrim.
- Libri është drita që na udhëheq drejt qytetërimit.
Përktheu: Dr. Sedat Islami
