Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin e mirë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Shkodrës.
“Një lajm i mirë për Shkodrën e dijes, traditave e kulturës, ku do të çelim investimet e shumëpritura në pesë shkolla të qytetit. Nga rilindja e plotë e shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda”, tek investimi për ambientet e reja sportive në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe “Preng Jakova”, nis puna për t’i ndryshuar faqe insfrastrukturës arsimore të kryeqendrës së veriut, falë projekteve të Benetit Becit dhe mbështetjes maksimale të qeverisë për Shkodrën e lënë në harresë 33 vjet me radhë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
