“Poezi të zgjedhura” kështu titullohet libri dygjuhësh, i përkthyesit Denis Gila. Takimi me lexuesit dhe çaste interpretimi të poezive ishte fokusi i aktivitetit letrar të zhvilluar në Bibliotekën “Marin Barleti”.
Poezia e romantikut italian, Leopardi, nuk duket se është shumë popullore në vendin tonë. Qoftë për çfarë ka bërë ky poet, qoftë për ndikimet tek autorë të tjerë, mesazhet e tij duket se qëndrojnë aktuale edhe sot e kësaj dite.
Në lidhje me sfidat që e shoqërojnë sot një përkthyes, Denis Gila ka këtë përgjigje…
“Poezi të zgjedhura” është botimi i dytë për autorin shkodran Denis Gila. Më herët ai ka publikuar librin në prozë “Suzana Maliqi Biçaku, gjineshtra në vullkanin e kuq”. Po ashtu, ai është autor i disa artikujve dhe publikimeve të ndryshme të lidhura me letërsinë dhe fusha të tjera.
