Pagesat me cash në dorë mbeten ende forma me përdorimin më të gjerë nga ana e qytetarëve në vendin tonë. Pavarësisht se teknologjitë dhe instrumentet e pagesave kanë avancuar, përdorimi i kartave bankare përqendrohet kryesisht tek tërheqja e parave nga bankomatet.
Për ekspertin e ekonomisë Peter Saraçi, zhvillimi i ulët i pagesave automatike me kartë lidhet me disa arsye, ndër të cilat më i rëndësishmi mbetet informaliteti.
Pavarësisht se pagesat me para në dorë mbeten dominuese në ekonominë shqiptare, vitet e fundit po vërehet një rritje e pagesave me karta bankare.
