“Muzika argëton, kuron, bashkon dhe karnavale në pranverë” ishte programi artistik që u zhvillua në hollin e teatrit “Migjeni” nga muzikanti Qamil Gjyrezi. Në të performuan po ashtu edhe këngëtarë dhe instrumentistë të tjerë shkodranë.

Një moment i veçantë i programit ishte shfaqja me maskat e karnavaleve nga nxënës të shkollës “Ismail Qemali” Shkodër dhe “Jan Kukuzeli” Durrës. Ky aktivitet nuk kishte vetëm qëllim argëtues por edhe informues rreth terapisë së muzikës dhe asaj të maskave.

Muzikanti Gjyrezi herë pas here ka dëshmuar pasionin dhe kontributin e tij në fushën e muzikës.