15 Prill 1979, e diel Pashkësh por Shqipëria moniste i kishte ndaluar festat fetare prej kohësh. Befas një tërmet i fuqishëm ndjehet në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës duke sjellë pasoja fatale në njerëz dhe dëme të shumta materiale.
Kanë kaluar 45 vite nga ajo katastrofë natyrore por dëshmitarë të asaj dite e kanë të vështirë ta fshijnë nga kujtesa.
Tërmeti i 15 prillit të vitit 1979, regjistroi 35 viktima, 176 të lënduar, 1730 shtëpi banimi të shkatërruara dhe 5115 shtëpi banimi të dëmtuara pjesërisht.
