Në Shkodër vepron prej vitit 2014, një biznes social krejt i veçantë. Njihet me emrin “Arti i Zanave” që duket se e ka marrë nga pasioni dhe përkushtimi i grave për artizanatin. Një pjesë e tyre vijnë nga një e kaluar e vështirë dhe biznesi është pjesë e programit anti-dhunë që ofrohet nga Qendra e Gruas “Hapat e Lehtë”.

Xhuli prej një viti është pjesë e kësaj qendre si punonjëse e saj ndërsa Kristina po bën praktikën këtu.

“Arti i Zanave” jep mesazhin e forcës së gruas që kërkon të mos e kthejë kokën pas e të rindërtojë të ardhmen.