Rreth 200 vullnetarë, punonjës të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të tjera i janë bashkuar aksionit të pastrimit në zonën turistike të Thethit. Ky aksion vjen në prag të nisjes së sezonit turistik në këtë perlë të natyrës.

Pjesë e këtij aksioni, ka qenë edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili në një intervistë për mediat ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit e këtij aksioni, ndërkohë deklaroi që Bashkia Shkodër ka një vëmendje të veçantë ndaj pikave turistike.

1800 thasë me mbetje ishte rezultati i aksionit, i pari i këtij lloji në zonën e Thethit, ndërhyrje kjo e cila kërkon të përcjell edhe një mesazh për të gjithë që është ai i një mjedisi të pastër.