Bota shumëngjyrëshe e piktores së re nga Kosova Arta Rushiti erdhi përmes punimeve të prezantuara në ekspozitën e saj personale në galerinë “Oda” në Shkodër.
Ekspozita përmbledh punën e 8 viteve të artistes nga Gjilani me artin konceptual dhe atë bashkëkohor.
Punimet e saj duken të gjalla dhe dinamike, kjo falë ngjyrave që artistja përdor në to.
Kjo është ekspozita e dytë personale e piktores nga Kosova Arta Rushiti, e cila synon që këtë rrugëtim me penelin dhe ngjyrat ta vijojë edhe me të tjera ekspozita në të ardhmen.
