Me mbi 1.5 milion libra të shitur në mbarë botën dhe i përkthyer në 41 gjuhë, ai është padyshim një nga autorët më të suksesshëm dhe më të dashur.

Shkrimtari zviceran Peter Stamm zhvilloi një bisedë me lexuesit e tij shkodranë në Bibliotekën Shkencore të UNISHK. Gjatë këtij takimi, të pranishmit biseduan me autorin e gjithashtu u lexuan pasazhe nga librat e tij,

“Ndodhem në Shkodër për shkak të përkthyeses time, e cila më ftoi në këtë takim me lexuesit. Për fat të keq nuk kisha shumë njohuri mbi Shqipërinë por vetëm për Kosovën dhe futbollistëve shqiptarë në Zvicër. Unë nuk shkruaj për lexues specifikë që i përkasin një vendi, mundohem t’i përkas kujtdo që gjen veten në veprat e mia”.

Në shqip ai është përkthyer nga Anna Kove me dy libra, përkatësisht “Agnesa” dhe “Shpërfillja e ëmbël e botës”. Më herët Peter Stamm ishte i ftuar edhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në kryeqytet për një bashkëbisedim me lexuesit.