“Pranverë me kangë” është koncerti i përvitshëm që do të mbahet në teatrin “Migjeni” në datat 12 dhe 13 prill. Ai do të vijë si një buçetë këngësh që i përkasin muzikës së lehtë dhe jo vetëm, nga artistët shkodranë.

Në teatrin “Migjeni” po bëhen përgatitjet e fundit lidhur me performancat muzikore dhe skenografinë. Udhëheqësi artistik, maestro Ilir Zoga ndan detajet e organizimit të tij.

Prej vitesh në “Pranverë me kangë” artistët e rinj zënë një hapësirë të rëndësishme. Edhe në këtë vit nuk do të mungojë pjesëmarrja e tyre.

“Pranverë me kangë” është koncerti i parë muzikor që do t’i ofrohet publikut shkodran për këtë vit në teatrin “Migjeni”.