Në vazhdën e organizimit të takimeve nga UNISHK me autorë dhe shkrimtarë të ndryshëm, në sallën “Vehbi Bala” të Bibliotekës Shkencore ishte i ftuar Ben Blushi për romanin e tij, “Komploti”.
Ngjarjet e romanit “Komploti” zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft. Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.
Romani “Komploti” është botimi i dhjetë i Ben Blushit. Autori është vlerësuar herë pas here me çmime të ndryshme letrare. Së fundmi, ai po i dedikohet artit të fotografisë.
