Përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, shtrimi i iftareve është praktikuar herë pas here në Shkodër. I tillë ishte edhe iftari i madh i familjes, traditë prej vitesh, i shtruar nga Myftinia e Shkodrës, në mjediset e brendshme të stadiumit “Loro Boriçi”. Fjalën e përshëndetjes për të pranishmit e pati Zëvendës Myftiu Arben Halluni.

Ky iftar bart mesazhe të rëndësishme për besimtarët. Ai i shërben forcimit të familjes si një bërthamë e shoqërisë, u shpreh Halluni.

Muaji i shenjtë i Ramazanit është në përfundim dhe ai shërben si një pastrim shpirtëror për besimtarët myslimanë.

Në mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët në të gjithë botën festojnë festën e Fitër Bajramit.