Për dy ditë me radhë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ishte në Malësinë e Madhe për të përkujtuar ngjarjen historike të Kryengritjes së saj që kulmoi me ngritjen e flamurit në Deçiç.
Gjatë një interviste ekskluzive për RTSH, Presidenti Begaj vlerëson dy momente si më të rëndësishmet e kësaj vizite.
“Kjo trevë e vendit ka një potencial të madh turistik” shprehet Presidenti Begaj.
Vizita në Bashkinë e Malësisë së Madhe është e treta në qarkun e Shkodrës për Presidentin Begaj pas asaj në Bashkinë e Shkodrës dhe Vaut të Dejës.
