Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në turin e tij dy-ditor në Malësinë e Madhe, vizitën e parë e zhvilloi me Kryebashkiakun Tonin Marinaj.

Kryetari Marinaj vlerësoi ardhjen e Presidentit në një trevë që siç u shpreh ai, është e bekuar nga pasuritë natyrore përveç vlerave historike që bart.

Presidenti Begaj vizitoi në ditën e parë edhe një nga sipërmarrjet e zonës të lidhura me bimët aromatike-medicinale. Në ditën e dytë Presidenti i Shqipërisë do të bëjë vizitë në Memorialin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe në Hot.