Një ekspozitë sa intriguese aq edhe e veçantë u prezantua në mjediset Galerisë së Arteve në Shkodër nga artisti i mirënjohur Helidon Haliti, i cili çeli ekspozitën e tij të parë personale në këtë qytet.

Duke filluar që nga ftesa “Në emër të popullit”, artisti, njëkohësisht kurator i ekspozitës ka befasuar,  sfiduar  dhe testuar audiencën . Kërkues i  palodhur , ekstravagand kokëfortë ,  ai tërheq , përmes vëmëndjes që i jep subjektit dhe personazheve të tij.

Ekspozita “Udhëtarët e kotësisë”, “Faksimile”, “Çapaçulët” dhe “Në akuarel” erdhi me 4 cikle që u prezantuan në salla të veçanta të galerisë. Për cilësitë e artistit u shpreh edhe drejtuesi i galerisë, Fatmir Juka në fjalën e tij para të pranishmëve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 27 prill.