Artistët e rinj shkodranë sollën një atmosferë të bukur në koncertin festiv të Pashkëve, të organizuar nga Famullia “Zoja e Shkodrës”, ideuar nga Jolanda Trumza dhe udhëheqës artistik Lukë Mllugja.
Histori, poezi dhe këngë solli për spektatorët koncerti i zhvilluar në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, i emërtuar “Identitet”.
Gëzimi dhe hareja përmes të rinjve të talentuar ishin prezentë në çdo detaj të koncertit.
Në koncertin “Identitet” u kënduan disa nga këngët më të bukura shkodrane dhe të muzikës së lehtë shqiptare. Publiku i duartrokiti fort artistët e rinj shkodranë për këtë mbrëmje festive.
