Qindra besimtarë në Shkodër morën pjesë në kremtimin e Udhës së Kryqit, nga Katedralja “Shën Shtjefni” deri në Varrezat katolike të Rrmajit. Ajo realizohet në përkujtim të ditës në të cilën Ati dhuron birin e tij.

Xhulio dhe Maria ishin çifti i ri, së bashku me foshnjen e tyre pak muajshe, që mbajtën peshën e Kryqit në nisje të proçesionit. Ai paraprihej nga famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj dhe pishtarmbajtësit. Besimtarët ndoqën të njëjtën udhë, ashtu si dikur edhe martirët para pushkatimit nën regjimin monist. 14 ndalesat bartin simbolikën e mundimeve dhe vuajtjeve të Krishtit. Në proçesion ishte edhe Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult.

“Udha e Kryqit” i paraprin Pashkës që festohet nga besimtarët katolikë, të dielën e datës 31 mars.