Një ditë para festës së Pashkës, besimtarët katolikë të Shkodrës u janë drejtuar kishave të qytetit për të bekuar shportën me ushqimet që përmban buka e Pashkës. Ky proçes nisi nga ora 9 e mëngjesit dhe zgjati deri në orën 12 të mesditës.

Ky ritual është i rëndësishëm për besimtarët katolikë. Buka e bekuar konsumohet mëngjesin e së dielës, ditë në të cilën festohet Pashka.