Në shtëpitë e Shkodrës, festa e Pashkëve ka nisur të përjetohet prej ditësh. Noela punon prej vitesh në media por sa herë vjen kjo festë, ajo i dedikohet tërësisht asaj. Tradita e do që ngjyrosja e vezëve dhe zbukurimi i tyre të nisë të enjten për të qenë gati të dielën e festës por falë pasionit, ajo e ka nisur këtë proçes më herët.
Gjithçka bën me zbukurimin e vezëve është falë materialeve të riciklueshme. Trendi i rrjeteve sociale duket se ka ndikuar edhe në zbukurimin e vezëve.
Në meshën e madhe kur kremtohet ngjallja e Krishtit, besimtarët thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.
