Besimtarët katolikë përgatiten të festojnë Pashkët por pak ditë para tyre është bërë publike dorëheqja nga detyra si Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult, i imzot Angelo Massafra.
Në intervistën ekskluzive të realizuar për RTSH, imzot Massafra tregon arsyet e këtij vendimi. Megjithatë Imzot Angelo Massafra do të vazhdojë të drejtojë Arqipeshkvinë e Dioqezës Shkodër-Pult deri në një kohë të dytë.
Më tej gjatë intervistës, imzot Massafra foli edhe mbi proçesin e martirizimit të Luigj Paliq dhe Gjon Gazullit që pritet të përfundojë brenda vitit.
Imzot Angelo Massafra ishte një nga misionarët e parë që erdhi në vendin tonë pas regjimit komunist. Ai u emërua si Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës më 28 mars 1998.
