Denata Rroji në Facebook

Sot  nji fisnik si Nexhmi Bushati (1 Maj 1930- 24 Mars 2024)  krenari e qytetit u nda nga jeta.

I jemi mirënjohës me brezni për gjithë kontributin e tij    intelektual përmes botimeve "Shkodra në mote". Ndërsa vyrtytet  e rralla  si njeri do ia shprehni ju përmes ngushëllimeve tê thella dhe të ndjera.

Biografi e shkurtër

Nexhmi Bushati,  ndër të rrallat histori artistësh, shkenctarësh, në rastin tonë studiuesish, që  trashegon "rrjedhën" e të parëve në të punuarit me ndershmëri dhe vërtetësi si  dhe në të synuarin shterrues e të thuktë të nji hulumtimi.

Ashtu si baba i tij Hamdi Bushati, studiues, historian, përkthyes dhe i nderuar me titullin  "Mësues i popullit", ashtu dhe Nexhmiu ishte nji  bibliograf, studiues, përkthyes dhe i nderuar po si i jati, Hamdiu,  me titullin "Mësues i Popullit".

"Shkodra në Mote" asht referenca e parë ku historianët mund të hulumtojnë për qytetin e Shkodrës për periudhën gjatë shekullit XVII-XVII  e më gjanë.

Përveç si vazhdues i veprimatarisë së të jatit, punoi gjatë dhe me përkushtim për sjelljen në kohë të "Ditarit" të nji prej penave ma të talentueme të modernitetit shqiptar,  shkrimtarin Qemal Draçini. 

Ndërsa në planin njerëzor, Bushati ishte i njohun prej të shumtëve që kanë pasë fatin të jenë nxanës tij, ose gjatë takimeve për të marrë libra nga biblioteka personale e admirueshme duke  marrë me vete dije, qytetari, kulturë, mbresa e kujtime të pashlyeshme.

Ndiqni një intervistë të tij, dhënë gazetarit Adrian Hoti në Radio Shkodra