DRTK Shkodër ka ndarë në rrjetet sociale një tjetër pikë sa historike aq edhe turistike. Bëhet fjalë për kalanë e Rubikut, një monument kulture.

📍𝘼 𝙞 𝙣𝙟𝙞𝙝𝙣𝙞 𝙥𝙖𝙨𝙪𝙧𝙞𝙩𝙚 𝙖𝙧𝙠𝙚𝙤𝙡𝙤𝙜𝙟𝙞𝙠𝙚 𝙣𝙚 𝙖𝙧𝙚𝙖𝙡𝙞𝙣 𝙫𝙚𝙧𝙞𝙤𝙧❓

🏯𝙆𝙖𝙡𝙖𝙟𝙖 𝙚 𝙍𝙪𝙗𝙞𝙠𝙪𝙩, 𝙈𝙤𝙣𝙪𝙢𝙚𝙣𝙩 𝙆𝙪𝙡𝙩𝙪𝙧𝙚, 𝙆𝙖𝙩𝙚𝙜𝙤𝙧𝙞𝙖 𝙡 (1973)

↪️Kalaja e antike në Rubik, ndodhet mbi një kodër shkëmbore me fushë-pamje të plotë që kontrollonte të gjithë luginën e Fanit.

Teknika e ndërtimit dhe gjetjet arkeologjike 🗿kanë dhënë datim aty nga fillim shek.VI mbi gjurmët e një vendbanimi  edhe më të hershëm.
Ndërtimet e shek. VI-të në shumicën e tyre dallohen nga një vendosje më e çrregullt e gurëve, kualiteti më i lartë i llaçit me sasi të madhe gëlqereje dhe një tendencë e “muraturës së derdhur” të përbërë prej faqeve anësore dhe bërthamës.
Muret e fortifikimeve ngrihen drejt mbi shkëmb ose mbi themele guri mbi terrenet e buta.

Në kalanë e Rubikut trashësia e pakët nuk lejonte krijimin e shtegut, ky formohej me anën e një platforme me trarë të inkastruar në murë, zgjidhje që e gjejmë të trashëguar në mesjetë dhe në qytetin e fortifikuar të Drishtit.
Në majën më të lartë, vërehen mbetjet e një çisterne uji të ndërtuar me muraturë guri me përmasa 3.60 x 2.50 m. Përveç murit rrethues, gjurmë muresh shihen në të gjithë sipërfaqen e kodrës.
.
.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit