Viti 2024 është shpallur si viti i gjuhës shqipe nga “Ministria e Arsimit dhe Sportit”. Disa konkurse dhe olimpiada me fokus gjuhën janë mbajtur e po mbahen përgjatë kësaj periudhe. Por si dhe sa po ndikon epoka e rrjeteve sociale në gjuhën shqipe?

Gjuha e një populli ndryshon ngadalë për shkak të specifikave të saj megjithatë profesorët janë të mendimit se gjuha shqipe ka nevojë të rishikohet.

Gjuha shqipe është anëtare e familjes gjuhësore indoevropiane dhe kështu
ka lidhje “fisnore” me pothuajse tërë gjuhët e Europës. Brenda familjes
indoevropriane shqipja përbën një degë më vete.