Në Bibliotekën “Marin Barleti” u zhvillua koncerti me të rinjtë pjesëmarrës të Shoqatës Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”.
Paraqitja përpara publikut dhe familjarëve me anë të materialeve muzikore në piano është kthyer në tradite prej disa vitesh përmes kësaj forme të organizimit.
Rëndësia e familjarizimit me muzikën është ajo që synohet përmes formave të tilla të edukimit ndërkohë sfidë mbetet zyrtarizimi i saj në sistemin shkollor.
Në të kaluarën të rinjtë pjesëmarrës janë vlerësuar me çmime të ndryshme në evenimentet ku kanë marrë pjesë.
