Fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Branko Kadia”, kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të sensibilizuar të gjithë në kuadër të nismës “Të mbajmë pastër ambientin”. Ky projekt ka ardhur si iniciativë e DRTK Shkodër, Bashkisë së Shkodrës dhe nxënësve të shkollës “Branko Kadia”.
Fëmijët kanë pikturuar imazhe në kontenierët e mbeturinave duke apeluar që të gjithë të mbajnë pastër ambientin, pasi ai është pasuria jonë e përbashkët.
Fëmijët kanë përzgjedhur personazhet më të dashur të animuar për ta duke i pikturuar ato pranë kontenierëve të mbetjeve urbane, ndërkohë që kjo nisëm shërben si thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset që të kontribuojnë të mbajnë pastër mjedisin.
