Teatri “Migjeni” priti natën e tretë gjysmëfinale të konkursit “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”. Në këtë mbrëmje u ngjitën në skenë 18 konkurentë të kategorisë nga klasa e 7 në atë të 9.

Orjeta Kelaj, drejtuesja e QKF “Kujtim Alija” shprehet mbi ecurinë e kësaj faze të konkursit. “Elementët cilësorë nuk kanë munguar as këtë vit por duhen gjurmuar edhe më shumë”, thekson ajo. Mbi 1500 fëmijë u angazhuan përgjatë këtij edicioni ku një pjesë e tyre përjetuan magjinë e skenës së teatrit “Migjeni”.

Faza gjysmëfinale e Bilbilave zgjati tre netë me radhë ndërsa ajo finale pritet të mbahet në gjysmën e parë të muajit prill.